Tue, Jul 8, 2025

“I kanë hequr telefonin dhe s’i kanë lejuar…”, Berisha denoncon ‘keqtrajtimin’ e Ilir Metës në burg: Po i bëhet terror psikologjik

  • PublishedJuly 8, 2025

“I kanë hequr telefonin dhe s’i kanë lejuar…”, Berisha denoncon ‘keqtrajtimin’ e Ilir Metës në burg: Po i bëhet terror psikologjik

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ashpër trajtimin e Ilir Metës në burgun e Fierit, duke thënë se po ushtrojnë terror psikologjik ndaj ish-Presidentit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ndaj Metës janë marrë masa ndëshkuese për shkak të një interviste që ai ka dhënë për mediat.

“Banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij,” deklaroi Berisha.

Sipas kreut të PD-së, Metës i është ndaluar kontakti me familjarët dhe i është hequr edhe e drejta për të komunikuar me jashtë.

“Nuk e kanë lejuar të takojë familjarët, duke pretenduar se janë katër dhe mund të hyjnë vetëm tre. I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit, me arsyetimin se ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij,” u shpreh Berisha.

Sali Berisha: Krahas saj, dua të denoncoj këtu para jush qëndrimet e terrorit psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik, ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve në vazhdim.

Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij.

Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer.

Banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera.

I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij.

Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë.

Këto ndodhin vetëm në Venezuelën e Maduros, ndaj dhe Edi Rama është një Ramaduro.