Tue, Jul 8, 2025

Inter, largohet frika, bie klauzola për Thuram, tani bëhet i pashitshëm

  • PublishedJuly 8, 2025

Inter, largohet frika, bie klauzola për Thuram, tani bëhet i pashitshëm

Në pjesën tjetër të Milanos, në atë zikaltër, ishte koha për të riorganizuar edhe një herë idetë në lidhje me merkaton. Trajneri Cristian Chivu dhe Drejtori Sportiv, Ausilio, zhvilluan një takim kokë më kokë për më shumë se 2 orë, ku pa diskutim temë kryesore ishte merkato në hyrje dhe në dalje.

Me afrimin e Susic, Luis Henrique, Bonny dhe blerjen përfundimtare të Zielinskit, Inter ka investuar afro 70 milionë euro, por kaq nuk mjafton për trajnerin Chivu. Është e qartë se këtij ekipi i duhet të paktën një tjetër mbrojtës dhe një mesfushor. Kur bëhet fjalë për Dumfries, qëndrimi i klubit është i qartë, holandezi është një pikë fikse e formacionit titullar, por deri më 15 korrik mund të ndodhë gjithçka, për sa kohë mbetet në fuqi klauzola e tij e largimit për 25 milionë euro.

Një lajm pozitiv, nëse mund të konsiderohet i tillë, është fakti që nga kjo e martë, çdo skuadër që kërkon shërbimet e Marcus Thuram duhet të negociojë drejtpërdrejt me drejtuesit e Inter pasi klauzola e tij e largimit prej 85 milionë euro nuk është më në fuqi. Në fakt, Inter i druhej shumë faktit që ndonjë klub mund të paguante këtë shifër për sulmuesin francez. Tani diskutimi është ndryshe pasi në radhët e klubit e vlerësojnë Thuram si të pashitshëm. Sigurisht çdo lojtar e ka një çmim në botën e futbollit, edhe Thuram mund të largohet por vetëm në atë rast nëse në derën e klubit vjen një ofertë e çmendur. Inter nuk pranon të futet në negociata me asnjë klub nëse ofertat nuk janë mbi 90 milionë euro.

()


AlbaniaWeb.net