Tue, Jul 8, 2025

Kate Middleton “thyen rregullin” me një zgjedhje mode që nuk pritej dhe pas saj fshihet një mesazh i fuqishëm

  • PublishedJuly 8, 2025

Kate Middleton “thyen rregullin” me një zgjedhje mode që nuk pritej dhe pas saj fshihet një mesazh i fuqishëm

Në pritjen zyrtare të Presidentit francez Emmanuel Macron më 8 korrik, Kate Middleton bëri një dalje që nuk mund të kalonte pa u vënë re, jo vetëm për elegancën, por edhe për simbolikën.

E veshur për herë të parë me një krijim Dior, Princesha e Uellsit zgjodhi një kostum rozë të zbehtë nga koleksioni i vitit 2024, dizajnuar nga Maria Grazia Chiuri. Veshja, me linja të frymëzuara nga dizajni origjinal i Christian Dior në vitin 1947, u shoqërua me një kapele nga Jess Collett, vathët e dikurshëm të Princeshës Diana dhe një gjerdan me perla nga koleksioni i Mbretëreshës Elizabeth.

Ky debutim i saj me Dior nuk ishte rastësi. Dior ka një histori të gjatë me familjen mbretërore britanike nga Princesha Margaret dhe Diana, deri te Meghan Markle dhe Mbretëresha Camilla.

Me këtë zgjedhje, Kate konfirmon se diplomacia mund të bëhet edhe përmes modës, dhe ajo di ta bëjë me shumë klas.