Tue, Jul 8, 2025

“Lot gëzimi”/ Postimi emocional i Jessie J gjatë trajtimit të kancerit

  • PublishedJuly 8, 2025

“Lot gëzimi”/ Postimi emocional i Jessie J gjatë trajtimit të kancerit

Jessie J ka ndarë një përditësim pozitiv për shëndetin!

Kengëtarja njoftoi në Instagram se kanceri i saj nuk ishte përhapur pas mastektomisë. Ajo dhe djali i saj 2-vjeçar, Sky Safir, të cilin e ka me partnerin Chanan Safir Colman, u thanë ndjekësve të saj se “ajo do të jetë mirë”.

Në klip, Jessie i mësoi të birit si të thoshte “Mami do të jetë mirë”, të cilën ai e përsëriste me ëmbëlsi.

“Dhe… JAM MIRË! Rezultatet = ASNJË metastazë. Lotët e gëzimit janë të vërtetë,” shkroi artistja.

Jessie J tha se do t’i nënshtrohej një tjetër operacioni për rindërtimin e gjirit, pas operacionit për të hequr një tumor nga gjinjtë e saj. Këngëtarja ka vendosur të mos mbajë asgjë të fshehtë në lidhje me shëndetin e saj.