Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh
Pas vitesh te Cittadella, Elhan Kastrati është larguar nga kjo skuadër. Portieri shqiptar ka marrë këtë vendim, pas rënies së ekipit nga Serie B.
Prej vitesh, Kastrati ka qenë një nga më të mirët, duke u shndërruar në protagonist absolut te Cittadella.
Me një postim në rrjetet sociale, Kastrati nuk ka hezituar t’i falenderojë të gjithë.
POSTIMI I KASTRATIT
Kam lënë të kalojnë disa ditë për ta përpunuar dhe për të kuptuar se duhet t’i them lamtumirë kësaj familjeje të mrekullueshme.
Do të doja të falënderoja të gjithë ata që janë pjesë dhe punojnë për këtë kompani sepse e bëjnë atë unike. Do të jetë e vështirë të lë gjithçka pas 5 vitesh, një vend që është bërë shtëpi dhe ku kam takuar njerëz fantastikë…
Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj atyre që besuan tek unë dhe më dhanë mundësinë të rritem në këto 5 vjet. FALEMINDERIT ÇITA!! Dhe jam i sigurt se së shpejti do të ktheheni aty ku e meritoni