Pas Vlorës, Rama në Fier për aksionin e lirimit të hapësirave publike
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e së hënës në bashkinë e Fierit, në kuadër të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike në qytetet kryesore të vendit.
Në hyrje të godinës së bashkisë, Rama është parë i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila mban edhe postin e drejtuese politike të PS për qarkun Fier.