Tue, Jul 8, 2025

Rama godet Fierin pas Vlorës: Kërkon dorëheqjen e drejtorëve për zaptimin e hapësirave publike

  • PublishedJuly 8, 2025

Rama godet Fierin pas Vlorës: Kërkon dorëheqjen e drejtorëve për zaptimin e hapësirave publike

Pas Vlorës, Fieri është ndalesa e radhës në aksionin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike. Në një takim me dyer të mbyllura me drejtuesit vendorë dhe deputetët e qarkut, Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të Bashkisë Fier.

Sipas burimeve, ai ka folur me tone të ashpra, duke i konsideruar të papranueshme shkeljet në terren dhe zaptimin masiv të hapësirave publike. Vendimi për të kërkuar dorëheqjet vjen si pjesë e aksionit të nisur nga qeveria për të goditur abuzimet me pronën publike, veçanërisht në zonat urbane e turistike.

Kryeministri pritet të zhvendoset sot edhe në Durrës, ku do të zhvillojë një tjetër mbledhje me strukturat lokale dhe deputetët e PS-së për të njëjtin problematikë.

Pak ditë më parë, Rama urdhëroi edhe dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë së Vlorës, duke vendosur një precedent të qartë: toleranca zero për ata që kanë lejuar betonizimin apo zaptimin e hapësirave publike.