Tue, Jul 8, 2025

“Të sulmosh dikë për një vështirësi…”/ Loredana Brati nis terapinë logopedike

  • PublishedJuly 8, 2025

“Të sulmosh dikë për një vështirësi…”/ Loredana Brati nis terapinë logopedike

Loredana Brati, ish-pjesëmarrëse në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ka ndarë me ndjekësit e saj një përvojë të ndjeshme dhe personale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ka nisur një proces të ri zhvillimi personal, terapinë logopedike.

Qëllimi i saj është përmirësimi i shqiptimit në gjuhën shqipe, një sfidë që, sipas Loredanës, shpesh shoqërohet me vështirësi. Ajo e përshkruan këtë rrugëtim si të lodhshëm, por të domosdoshëm për t’u ndjerë më e lidhur me identitetin e saj gjuhësor.

“Është e vështirë të kapësh fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i shprehur saktë më rikthen tek rrënjët e mia dhe lidhja me gjuhën time,” ka shkruar ajo.

POSTIMI I PLOTË:

“Kam nisur një rrugëtim të ri – terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin tim të gjuhës shqipe. Nuk është gjithmonë e lehtë të përqash më fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i zënë saktë më kujton që lidhja me gjuhën është edhe lidhje me rrënjët e mia.

Në këtë periudhë të fundit, kam kuptuar shumë brenda vetes idenë se kisha një problem. Por jo, ajo që kam nuk është një problem, është një vështirësi, dhe vështirësitë kapërcehen. Dua t’ua them me zemër atyre që kanë komentuar me negativitet dhe agresivitet: kjo gjë që kam unë nuk është diçka me të cilën kam zgjedhur të lind apo ta mbaj. KUJTO!

Dhe të sulmosh dikë për një vështirësi që nuk e ka zgjedhur vetë, është pak e padrejtë. Nuk më vjen keq për komentet, por ndonjëherë lëndojnë. Prapë se prapë, unë jam këtu, dhe do të bëj më të mirën time në çdo version të vetes sime. Lëreni me pak më shumë dhembshuri për njerëzit! Të jesh i mirë nuk të kushton asgjë. Dhe nëse jeta të jep një tjetër sfidë për të cilën nuk i zgjedhim vetë, thjesht jeni pak më të ngrohtë me çka Zoti na ka dhënë”.