Wed, Jul 9, 2025

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

  • PublishedJuly 8, 2025

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

Chelsea është kualifikuar për në finalen e Kupës së Botës për Klube, teksa triumfoi 0-2 ndaj Fluminenses.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me skuadrat që u vendosën në kërkim të golit. Takimi u zhbllokua në minutën e 18-të, me anë të një goli të bukur të Joao Pedros.

Brazilianët provuan të reagonin por e patën mjaft të vështirë. Pjesa e dytë ishte interesante, ku nuk munguan rastet. Joao Pedro dyfishoi shifrat në të 56-tën, duke i dhuruar biletën për në finalen e madhe Bluve të Londrës.


AlbaniaWeb.net