Dyshohet se u mor peng dhe u ekzekutua, ja kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
Renis Dobra është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. I riu ishte shpallur i zhdukur nga babai i tij, i cili kishte bërë kallëzim në polici pasi djali nuk ishte kthyer në banesë.
Dyshohet se Dobra është rrëmbyer në qytetin e Burrelit dhe më pas është vrarë, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Sipas gazetarit Enver Doçi, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur prokurori i Dibrës si dhe ekspertë nga Tirana, ndërsa zona është rrethuar nga forcat e policisë që prej momentit të gjetjes së trupit.
Ka qenë një banor i zonës që ka zbuluar trupin e pajetë pranë liqenit dhe ka njoftuar menjëherë uniformat blu. Ndërkohë, policia në komunikatën zyrtare për mediat nuk ka bërë të ditur shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa hetimet po vijojnë në disa pista, përfshirë atë të një krimi të organizuar.