Wed, Jul 9, 2025

Gola dhe festë me shqiponjë, Uzuni dërgon Austin në gjysmëfinale të Kupës (VIDEO)

  • PublishedJuly 9, 2025

Gola dhe festë me shqiponjë, Uzuni dërgon Austin në gjysmëfinale të Kupës (VIDEO)

“Zgjohet” Myrto Uzuni, me “bomberi” kuqezi që rikthehet të bëjë protagonistin te ekipi i Austin. Pushimet me sa duket kanë ndikuar për mirë tek Uzuni, pasi futbollisti i Kombëtares rezultoi përcaktues për Austin, në çerekfinalet e Kupës. Uzuni u hodh në fushë në minutën e 65-të pasi takimi kundër San Jose Earthquakes ishte në barazim 1-1.

Koha e rregullt nuk solli ndryshim në rezultat, ndërsa me fillimin e shtesës, San Jose Earthquakes kaloi në avantazh në minutën e 99-të. Në fundin e shtesës, në minutën e 115 Auston fitoi një 11-metërsh. Uzuni mori përsipër ekzekutimin, me “bomberi” kuqezi që u tregua perfekt duke barazuar rezultatin. Nuk mungoi as festa me shqiponjë.

Goli i Uzunit bëri që ndeshja të shkonte te ruleta e penalltive, aty ku ekipi i tij u tregu perfekt me 4 nga 4 penallti të sakta, mes tyre edhe Uzuni duke i dhuruar Austin një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës në Amerikë.

()


AlbaniaWeb.net