Wed, Jul 9, 2025

Konkurroi në garë, Përparim Dema rizgjidhet si shef i Komisariatit të Policisë së Rinasit

  • PublishedJuly 9, 2025

Konkurroi në garë, Përparim Dema rizgjidhet si shef i Komisariatit të Policisë së Rinasit

Pas hapjes së garës në disa komisariate të vendit, është zhvilluar edhe konkursi për drejtimin e Komisariatit të Policisë së Rinasit.

Shefi aktual, Përparim Dema, ka konkurruar sërish për këtë pozicion dhe është rizgjedhur në detyrë.

Dema mban prej vitesh postin e shefit të komisariatit në këtë njësi të rëndësishme policore, e cila mbulon sigurinë e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës dhe zonës përreth.