Lojtari i Romës përgatit rikthimin në Argjentinë, arrihet akordi
Leandro Paredes po përgatitet të kthehet te Boca Juniors. Pas disa javësh negociatash të gjata midis Romës dhe klubit argjentinas, më në fund është arritur një marrëveshje përfundimtare.
Mesfushori pritet të udhëtojë për në Buenos Aires për vizitat mjekësore, aty ku do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë përsëri me Bocan.
Marrëveshja bazohet në një tarifë totale (duke përfshirë bonuset), e cila mund të arrijë në 3.5 milionë euro. Paredes rikthehet kështu më në fund në shtëpi, duke mbyllur kështu përvojën e tij në Itali.