Wed, Jul 9, 2025

Lyon u ankua për rrëzimin nga Kategoria, merret vendimi final nga apeli

  • PublishedJuly 9, 2025

Lyon u ankua për rrëzimin nga Kategoria, merret vendimi final nga apeli

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e marrë nga organi i kontrollit financiar të futbollit francez, që rrëzonte këtë ekip një kategori më poshtë për shkak të problemeve financiare.

Pasi u mor në shqyrtim çështja, u pa e arsyeshme që Lyon të mos ketë një penalizim aq të madh, pavarësisht parregullsive.

“Vendimi i sotëm është hapi i parë në rikthimin e besimit në Olympique Lyonnais. Tani mund ta përqendrojmë vëmendjen tonë në objektivat tona sportive, duke u përgatitur plotësisht për sezonin e ardhshëm”- shkruan klubi.

Ky vendim i Komitetit të apelit  DNCG bën që Lyon gjithashtu të ketë mundësinë që të luajë në Europa League.


AlbaniaWeb.net