Wed, Jul 9, 2025

Osimhen pranë Gallata-s, nëse Napoli pranon ofertën, Çalhanoglu qëndron tek Inter

  • PublishedJuly 9, 2025

Osimhen pranë Gallata-s, nëse Napoli pranon ofertën, Çalhanoglu qëndron tek Inter

Ka një kthesë të rëndësishme në negociatat për transferimin e Victor Osimhen te Galatasaray. Sikundër rapotojnë mediat ditën e sotme, nënkryetari i klubit turk, Abdullah Kavukçu, ka mbërritur në Milano së bashku me ndërmjetësin George Gardi, me synimin për të mbyllur marrëveshjen me Napolin. Gjatë një takimi në “Palazzo Parigi” me drejtorin sportiv të Napolit, Giovanni Manna, Galatasaray ka rritur ofertën në 75 milionë euro – shuma e plotë e klauzolës së lirimit për klubet jashtë Italisë.

Osimhen ka shprehur qartë dëshirën për të qëndruar te Galatasaray dhe është gati të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me pagë prej 16 milionë eurosh në sezon. Nëse transferimi finalizohet, Napoli do të kalojë menjëherë në sulm për të marrë Darwin Núñez nga Liverpool.

Ky zhvillim ndikon edhe Interin: nëse Galatasaray merr Osimhen, atëherë do të heqë dorë nga Hakan Çalhanoğlu, kjo për shkak të pamundësisë financiare për të përballuar blerjen e mesfushorit turk.

Interi në krahun tjetër nuk bën lëshime për Hakan Çalhanoğlu. Klubi kërkon 30 milionë euro dhe nuk pranon më pak për të lënë të largohet mesfushorin turk. Deri tani nuk ka një ofertë zyrtare nga Galatasaray, që ka shprehur interes përmes agjentit të lojtarit, duke ofruar 17 milionë euro – shumë larg kërkesës së Interit.

Çalhanoğlu do të donte të kthehej në Turqi dhe i pëlqen ideja e kalimit te Galatasaray, por nuk ka kërkuar largimin. Interi ka vendosur një afat: nëse nuk vjen oferta prej 30 milionësh deri më 26 korrik (dita e grumbullimit), lojtari do të qëndrojë.

Një tratativë që gjithsesi do të varet nga ajo e Osimhen. Nëse De Laurrentis pranon ofertën e gjigandit turk prej 75 mln euro, atëherë gjasat që Hakan Çalhanoglu të qëndrojë tek Inter edhe sezonin e ardhshëm janë shumë të mëdha.


AlbaniaWeb.net