Pamela Anderson për punën me Liam Neeson: Kjo përvojë është shumë e rëndësishme dhe e nderuar
Pamela Anderson shprehu gëzimin dhe emocionin e saj për bashkëpunimin me Liam Neeson, duke deklaruar se është një përvojë që e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të nderuar. Aktorja, e cila vitet e fundit i ka zgjedhur me kujdes hapat e saj artistikë, nuk e fshehu emocionin e saj për pjesëmarrjen në ribërjen e “Naked Gun” përkrah yllit të njohur, duke theksuar se sa e vlefshme është kjo mundësi për të.
Duke folur për “Entertainment Weekly” të botuar të martën, më 8 korrik, dy aktorët dhanë një shije të parë të versionit të ri të serialit legjendar të komedisë, i cili u drejtua nga Leslie Nielsen dhe Priscilla Presley në filmat: “The Naked Gun: From the Files of Police Squad!” (1988), “The Naked Gun 2 1/2: The Smell of Fear” (1991) dhe “Naked Gun 33 1/3: The Final Insult” (1994). Neeson, 73 vjeç, luan rolin e detektivit të Departamentit të Policisë së Los Angeles, Frank Drebin Jr., djalit të Frank Drebin, të luajtur nga Leslie Nielsen, ndërsa Anderson, 58 vjeç, luan rolin e një femme fatale me emrin Beth.
“Mendoj se kam gjetur një mik përgjithmonë tek Liam,” tha Anderson, duke shtuar, “Dhe ne patjetër kemi një lidhje shumë të sinqertë, shumë të dashur dhe ai është një njeri i mirë.”
Aktorja vazhdoi duke thënë se e sheh Neeson si “një artist të vërtetë”, duke vënë në dukje rezymenë e tij mbresëlënëse të filmit. “Ai vjen nga teatri dhe Lista e Shindlerit dhe ka luajtur në mbi njëqind filma. Dhe unë e bëra anasjelltas dhe nga dera e pasme, fillova në televizion, dhe pastaj jeta ime personale ia kaloi jetës sime profesionale. Është qesharake: të gjithë arrijmë këtu në mënyra të ndryshme, por të ndash atë përvojë me të është diçka shumë e rëndësishme dhe e nderuar .”