Wed, Jul 9, 2025

PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

  • PublishedJuly 9, 2025
PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit.

Sipas eurodeputetëve, Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur trashëgiminë natyrore, duke përfshirë edhe qytetarët në vendimarrjen mjedisore, sipas detyrimit për t’ju përmbajtur konventave ndërkombëtare të Aarhus dhe .

“Teksa negociatat intensifikohen, progresi në mbrojtjen e mjedisit duhet të vendoset në qendër të reformave të këtyre vendeve,” u shpreh Viktor Berishaj, oficer i politikave në organizatën mjedisore gjermane .

Në vitet e fundit, organizatat mjedisore kanë kritikuar ashpër ndryshimet ligjore që prekin në Shqipëri, si edhe projektet kontroverse si në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë apo planet e hidrocentraleve në Vjosë dhe Skavicë.

Edhe pse përshëndeti vendimin e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, i bëri thirrje Shqipërisë të tërheqë ligjet dhe projektet kontroverse që rrezikojnë mjedisin.

Rezoluta e Parlamentit Europian shpreh shqetësime lidhur me ndryshimet e fundit ligjore përsa i përket Ligjit për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri, që sipas tyre i hap rrugën infrastrukturave të mëdha turistike në zona të ndjeshme ekologjike.

“Deputet e PE bënë thirrje që këto ndryshime ligjore të tërhiqen menjëherë në mënyrë që të sigurohet një përputhje me standardet mjesdisore të BE-së”, shkruhet në një përmbledhje të rezolutës të publikuar nga organizata EuroNatur.

“U bëhet gjithashtu thirrje autoriteteve shqiptare të menaxhojnë habitetet për speciet e rrezikuara, në vecanti Rreqebullin e Ballkanit, dhe të heqin dorë nga planet për hidrocentralin e Skavicës mbi lumin Drin, që do kishte pasoja të mëdha ekologjike dhe sociale sipas tyre”, citohet më tej në përmbledhjen e rezolutës lidhur me mjedisin.

Dokumenti vë në pah gjithashtu shqetësimin lidhur me ndërtimin e Aeroportit te Vlorës në peisazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë.

, drejtues ekzekutiv i organizatës mjedisore EuroNatur u shpreh se është pikërisht koha që të tregojë sa seriozisht e ka marrë anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke marrë parasysh kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

“Ne mbështesim fuqimisht mesazhin e Parlamentit Europian për Shqipërinë. Qeveria duhet të tregojë seriozitetin lidhur me anëtarësimin në BE, duke ndaluar projektet që shkelin ligjet e mbrojtjes dhe që dobësojnë ruajtjen e zonave të mbrojtura”, tha Schwaderer.

“Progresi në negociata është i mundur vetëm nëpërmjet progresit konkret në mbrojtjen e natyrës”, vijoi ai.

Rezoluta thekson se mbi të gjitha këto masa kanë si qëllim mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit, dhe jo sakrifikimin e saj për zhvillime të përkohshme.