Wed, Jul 9, 2025

Trafikonin vajza nga Amerika Latine për prostitucion, arrestohet një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori tij i huaj

  • PublishedJuly 9, 2025

Trafikonin vajza nga Amerika Latine për prostitucion, arrestohet një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori tij i huaj

Një 20-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga, ndërsa një shtetas i huaj është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizonin trafikimin e vajzave nga Kolumbia dhe Panamaja drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Sipas hetimeve, i riu me iniciale K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende të paidentifikuar, për të sjellë në mënyrë të paligjshme shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, të cilat më pas detyroheshin të ushtronin prostitucion në vendin tonë.

Në vijim të operacionit, janë proceduar penalisht edhe 7 shtetase të huaja, të moshave 27 deri në 35 vjeç, 6 prej tyre nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja, të cilat u kapën në flagrancë në një apartament me qira ditore në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë, ku dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Crossline”, për goditjen e veprimtarisë krimininale të trafikimit të shtetaseve të huaja, me qëllim shfrytëzimin e tyre, për prostitucion.

Vihet në pranga një 20-vjeçar, punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij, i dyshuar shtetas kolumbian.

Procedohen penalisht 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), pasi janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, ky dyshohet se ushtronin prostitucion.

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 7 celularë dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Si rezultat i një hetimi disamujor të kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Crossline”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), të moshave 27-35 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit të arrestuar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.