Zyrtare, Tirana afron portierin, emër i njohur për Superioren
Tirana ka zyrtarizuar së fundmi portierin Angelo Tafas. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi bardheblu njoftoi se ka gjetur gjuhën e përbashkët me 25-vjeçarin.
Tafas ka mbrojtur më herët portën e Kukësit dhe Teutës. Ai është gati për eksperiencën e re, tani te skuadra kryeqytetase.
Postimi:


Klubi i Futbollit Tirana prezanton afrimin më të ri në radhët e saj – portieri Angelos Tafas.
Me një profil serioz dhe të konsoliduar në portë, Tafas vjen si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri, duke sjellë siguri, përvojë dhe karakter në prapavijën bardheblu. I njohur për refleksin e shpejtë dhe përqendrimin maksimal në momente kyçe, ai është gati të bëhet një mur i pakalueshëm përballë çdo kundërshtari.
Portieri 25-vjeçar ka zhvilluar një karrierë solide në Greqi dhe në Shqipëri, ndërsa tani sfida e radhës e pret në kryeqytet, aty ku pritshmëritë janë të mëdha – ashtu si historia jonë.
Mirë se erdhe në klubin më me shumë trofe në Shqipëri, Angelos Tafas!
Së bashku drejt sukseseve të reja!