49-vjeçari bie nga kamioni gjatë shkarkimit të materialeve ndërtimi, dërgohet në Spitalin e Traumës
Një 49-vjeçar nga Kurbin ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një automjet, ndërsa po shkarkonte materiale ndërtimi në zonën turistike të Ranës së Hedhun, në Shëngjin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, dhe i dëmtuari, shtetasi Gj. N., është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Policia e Lezhës ka reaguar me një njoftim paraprak, ku thuhet se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit. Deri më tani, rënia nga mjeti dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht gjatë procesit të punës.
Njoftimi i policisë:
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, te Rana e Hedhun, shtetasi Gj. N., 49 vjeç, banues në Kurbin, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga automjeti nga i cili po shkarkonte materiale ndërtimi dhe për pasojë është dëmtuar. Ai është transportuar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupin hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.