Thu, Jul 10, 2025

Bologna nën gjurmët e asllanit, klubi kuqeblu i gatshëm për nisur bisedimet me Inter

  • PublishedJuly 10, 2025

Bologna nën gjurmët e asllanit, klubi kuqeblu i gatshëm për nisur bisedimet me Inter

Fillimisht Fiorentina, më pas Betis e në fund edhe Bologna. Janë këto tre skuadra që në harkun e më pak se 2 muajve kanë shfaqur interesimin për mesfushorin e kombëtares tone dhe Interit, Kristjan Asllani.

Sipas Corriere dello Sport së fundmi flitet se Interi dhe Bologna kanë nisur bisedimet për Kristjan Asllanin, si pjesë e negociatave të fundit për Giovanni Fabbian. Interi ka shfrytëzuar rastin për t’i ofruar mesfushorin shqiptar klubit nga Emilia-Romagna.

Edhe pse zikaltrit nuk e kanë aktivizuar klauzolën e riblerjes për Fabbian, ata janë ende të hapur për të bërë marrëveshje me Bolognën. Në këtë kontekst, shpresojnë të sistemojnë Kristjan Asllanin te Bologna.

Megjithatë, dëshira e lojtarit mbetet ende e paqartë. Tekniku rumin Cristian Chivu duket se nuk e ka mesfushorin elbasanas në planet e tij. Për këtë arsye, klubi është në kërkim të një skuadre të re për lojtarin.

Edhe pse Real Betis kishte shprehur interes për të nënshkruar me 23-vjeçarin, Asllani e refuzoi transferimin, duke mos e parë projektin si tërheqës. Kjo situatë ka vënë Interin në një pozitë të vështirë.

Edhe vetë Asllani duket se dëshiron që karrierën ta vijojë në Itali. Bologna do të ishte me të vërtet një mundësi shumë e mire. Klubi I udhëhequr nga tekniku Vincenczo Italiano, fitues I Kupës së Italisë sezonin e shkuar do të luajnë në Evropë, ndaj për Asllanin do të ishte një mundësi shumë e mire për të luajtur më shumë minuta sigurisht, por edhe për të qenë sërish në vitrinën evropiane.


AlbaniaWeb.net