Thu, Jul 10, 2025

Brooklyn Beckham uron Harper-in për ditëlindje mes zërave për tension familjar

  • PublishedJuly 10, 2025

Brooklyn Beckham uron Harper-in për ditëlindje mes zërave për tension familjar

Brooklyn Beckham i ka kushtuar një urim motrës së tij Harper për ditëlindjen e 14-të, në një moment që vjen mes spekulimeve për tensione me familjen e tij. Ndërkohë që Victoria dhe Romeo ishin të parët që postuan urime për Harper-in, Brooklyn zgjodhi të reagonte më vonë, duke shpërndarë një foto bashkë me bashkëshorten Nicola.

Edhe pse imazhi ishte realizuar gjatë javës së modës në Paris, një event i organizuar nga Victoria Beckham, prindërit e tij nuk u përmendën fare në postim. Ky është reagimi i parë publik i Brooklyn ndaj familjes që prej 26 qershorit, kur nderoi gjyshen e tij Sandra, ndërsa kishte munguar totalisht në ditëlindjen e 50-të të David Beckham.

Burime pranë familjes i kanë thënë MailOnline se ka shqetësime se Brooklyn dhe Nicola janë distancuar edhe nga Harper, pasi nuk e kanë vizituar gjatë një udhëtimi të fundit në Londër, pavarësisht se ndodheshin vetëm pak metra larg shtëpisë së familjes.