Thu, Jul 10, 2025

FOTO/ PSG i çmontoi për 24 minuta, në Spanjë e bëjnë dramë turpërimin e Real Madrid (VIDEO)

  • PublishedJuly 10, 2025

FOTO/ PSG i çmontoi për 24 minuta, në Spanjë e bëjnë dramë turpërimin e Real Madrid (VIDEO)

Një PSG i mrekullueshëm, një skuadër fantastike që luan një futboll përrallorë, dhuron spektaklin e radhës, këtë herë turpëron as më shumë e as më pak Real Madrid, thyen “mbretërorët” me “poker” golash duke “fluturuar” në finalen e madhe të Botërorit për Klube, aty ku i pret Chelsea, hapi i fundit për të mbyllur një sezon legjendar. Mediat masakruan Inter pas finales së Champions League, por sot për sot t’i bësh ballë ekipit të Luis Enriques është shumë e vështirë. PSG jo vetëm triumfoi me rezultatin e pastër dhe të thellë 4-0 përballë Realit, por mënyra se si fituan, me aq shumë lehtësi e bën të pabesueshëm forcën e këtij ekipi.

Parisit i mjaftoi vetëm një pjesë loje për të çmontuar ekipin e Alonsos, më saktë vetëm 24 minuta, me Mbappe me shokë që ishin të pafuqishëm për të reaguar, pasi “gjelat” francezët e nisën ofensivën e tyre që në start ku u desh një mrekulli dyshe e Courtois për të mbajtur portën të paprekur. Goli ishte në ajër dhe nuk vonoi shumë, pas 6 minutash lojë, Fabian Ruiz përfitoi nga një top i ngecur në zonë për të tundur rrjetës. Tre minuta më vonë, një gafë fatale e Rudiger i dha mundësinë Dembele-s për të dyfishuar shifrat. Parisi nuk u mjaftua me kaq, por djemtë e Luis Enriques vijon me vallëzimin e tyre në fushë, ishin thjesht të papërmbajtshëm ku në minutën e 24-të, Fabiz Ruiz realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për PSG.

Histori ndryshoi pak ose aspak në fraksionin e dytë, me francezët që nuk lëshuan asnjë milimetër në fushë, ndërsa Reali dukej një ekip i vogël, pa ide për t’i bërë keq kampionëve të Evropës. Në fund kishte kohë edhe për një tjetër gol, ku Gonzalo Ramos firmosi në suksesin e pastër 4-0.

Me të drejtë, Luis Enrique dhe të besuarit e tij festuan për këtë sukses, tani “fluturojnë” në finale me një objektiv të qartë, të fusin në “xhep” edhe trofeun e tyre të 5-të.

PSG-Real Madrid ishte më shumë se sa një ndeshje, ishte një përballje mes dy filozofie, mes dy klubeve që janë përplasur fort këto vite dhe një ndeshje për të vërtetuar se largimi i Mbappe-s nuk ishte fundi i botës, por fillimi i një cikli të ri fitues, detaje këto që “pushuan” faqet e para të mediave evropiane, mbi të gjitha në Spanjë: “Një Madrid shumë i bardhë, një lamtumirë shumë e fortë”, ishte një nga titujt më pikat, i përzgjedhur nga Marca.

()


AlbaniaWeb.net