Grimes “shpërthen” ndaj X-it të Elon Musk: “Helm për trurin!”
Dikur një nga çiftet më të përfolur të teknologjisë dhe artit, sot Grimes dhe Elon Musk ndajnë më shumë se një të kaluar, ndajnë edhe kritika publike. Këtë herë, këngëtarja kanadeze ka “goditur” drejtpërdrejt platformën X (ish-Twitter), pronë e ish-partnerit të saj.
Pasi qëndroi larg rrjeteve sociale për një kohë të gjatë, Grimes u rikthye për të promovuar një bashkëpunim muzikor me producentin Sub Focus. Por ajo që mori vëmendjen e internetit nuk ishte muzika… por një tjetër status i saj:
“Kam ndalur plotësisht përdorimin e rrjeteve sociale dhe tani që u ktheva, më duket krejtësisht e qartë se kjo platformë, si shumica prej tyre, është helm, një burg i mbushur me marrëzira që nuk kanë të bëjnë me askënd,” shkroi ajo.
Postimi i saj u bë viral brenda orësh, duke mbledhur mbi 1 milion shikime dhe mijëra komente, nga ata që e duartrokasin për sinqeritetin, te ata që e kujtojnë… se është fjala për platformën e Musk.