Retegui braktis Italinë, “bomberi” bëhet sheik, i thotë “Po” Al Qadsiah
Në futboll, paratë shpesh janë jo pak përcaktuese, jo të gjithë zgjedhin projektin sportiv, apo dëshirën për të luajtur në nivele të larta, shpesh zgjedhin edhe paratë. Rasti më tipik vjen nga Serie A, ku golashënuesi më i mirë i futbollit italian, Mateo Retegui i ka thonë “Po” ofertës marramendëse të Al Qadsiah.
Kjo zgjedhje e “bomberin” italian ka befasuar jo pak mediat italiane pasi Retegui ishte në kulmin e tij, 26-vjeç dhe shpresa më e madhe e trajnerit të ekipit përfaqësues, Genaro Gattuso.
Ekipi ka Arabia Saudite ka bindur jo vetëm lojtarin por edhe ekipin e Atalantës. Bergamskët do të përfitojnë nga shitja e Retegui një shifër të pabesueshme afro 67 milionë euro, 65 kesh, plus 2 të tjera në formë bonusesh. Në fakt, ekipi i Al Qadisah insistoi shumë për Retegui pasi oferta e tyre e parë prej 50 milionë euro u refuzua nga Atalanta. Sheikët nuk hoqën dorë, por u paraqitën me një tjetër ofertë, këtë herë të përmirësuar ndjeshëm, duke bindur më në fund Atalantën të lënë të lirë sulmuesin.
Sipas mediave italiane, vetë lojtari do të firmos një kontratë të vërtetë sheikësh pasi do të përfitojë afro 20 milionë euro në sezon.
()