Transferimi i Gyokeres te Arsenal në rrezik, ngecin tratativat
Transferimi i Viktor Gyokeres te Arsenali rrezikon të dështojë. Pas një fundjave intensive negociatash në Lisbonë, zyrtarët e “Topçinjve” u kthyen në Londër pa një marrëveshje dhe me shumë pikëpyetje në mes.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi portugez kërkon 80 milionë euro në total (70 milionë euro fikse dhe 10 milionë euro bonuse), ndërsa Arsenali ka shkuar deri në 65 milionë euro plus 15 milionë euro variabla, por oferta nuk i ka bindur “Luanët”, të cilët mbeten të vendosur në pozicionin e tyre.
Kjo mungesë fleksibiliteti ka bezdisur drejtuesit e klubit londinez dhe tratativat janë të ngrira për momentin.
Ndërkohë, Gyokeres, i cili kërkon largimin, nuk pritet të paraqitet në stërvitje me Sportingun.
Sulmuesi suedez do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga 2 milionë euro të pagës së tij vjetore për të lehtësuar largimin e tij.