Zhgënjim total i Vllaznisë në Conference League, shkodranët munden në “Elbasan Arena”
Vllaznia ka pësuar disfatë 0-1 ndaj Daugavpils në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League.
Shkodranët u hodhën në sulm dhe shkaktuan drithërima te zona e kundërshtarit. Fillimisht ishte Kruja që tentoi, e më pas Dodaj.
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë do ishte mjaft interesant.
Presioni i ekipit të Martinit u shtua në maksimum edhe në fillimin e pjesës së dytë. Qato vendosi në provë portierin por vetëm kaq, pasi “gardiani” neutralizoi gjithçka.
Letonezët qëndruan mjaft mirë mbrapa, duke lënë pak ose pothuajse fare hapësira. Mysafirët ndëshkuan Vllazninë 5 minuta nga fundi me Lizunovs, duke e komplikuar kështu kualifikimin e ekipit shqiptar në ndeshjen e kthimit.
(J.S/)