Arsenal nuk përmbahet në merkato, shumë pranë afrimit të “ylli”-t të rivalëve të qytetit
Arsenal nuk ndalet në merkato, pasi është afër finalizimit të një marrëveshjeje për të sjellë në “Emirates” anësorin e Chelsea, Noni Madueke. Marrëveshja do të arrihet për një shumë prej 50
milionë eurosh. Për sa i përket lojtarit, tashmë 23 vjeç, ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare. Një marrëveshje e mirë për Chelsea që e bleu për 29 milionë euro dy vite e gjysmë më parë nga
PSV Eindhoven (janar 2023).
Me fanellën e “blues”, lojtari ka realizuar 20 gola në 92 ndeshje gjatë kësaj periudhe. Largimi i tij nuk do të ndihet shumë te Chelsea, që janë forcuar ndjeshëm në zonat sulmuese këtë verë. Për Arsenal ky është një afrim i rëndësishëm për të bërë hapin cilësor drejt titullit kampion në Premier League këtë sezon. Lojtari pritet të sjellë më shumë energji në lojën e krahëve dhe
sulm për trajnerin M ikel Arteta.