Bella Thorne sulmon Charlie Puth: Ai gënjeu për mua, nuk doja të bëja seks me të
Bella Thorne ka sulmuar ashpër Charlie Puth, duke pretenduar se këngëtari 33-vjeçar gënjeu për të sepse ajo nuk donte të bënte seks me të. Shpërthimi i këngëtares dhe aktores 27-vjeçare në rrjetet sociale u nxit nga Jade Thirlwall, një anëtare e grupit Little Mix, e cila tha se nuk do të punonte kurrë me Charlie Puth. Thorne komentoi në një postim në lidhje me deklaratën e Thirlwall në Instagram, duke shkruar: “Po, dua të them… ai gënjeu të gjithë botën për mua dhe nisi një valë urrejtjeje. E gjitha sepse unë nuk doja të bëja seks me të.”
Bella Thorne dhe Charlie Puth nuk kanë qenë kurrë zyrtarisht në një lidhje. Megjithatë, ata ishin afruar në të kaluarën, gjë që kishte nxitur thashethemet për një romancë, veçanërisht kur u publikuan foto të tyre në momente të buta.
Në atë kohë, Thorne sapo ishte ndarë nga aktori Tyler Posey. Puth, duke parë një artikull të vjetër që tregonte Bella-n ende në një lidhje me Posey-n, besoi se ajo e kishte tradhtuar dhe postoi për këtë në rrjetet sociale. Megjithatë, vetë Thorne e kishte bërë të qartë në atë kohë se ajo dhe Posey ishin ndarë tashmë kur u fotografua me Puth-in, dhe se imazhet nuk pasqyronin realitetin.
Rasti tani duket se po rikthehet në qendër të vëmendjes, me Bellën që akuzon këngëtarin se po përdor imazhin e tij publik për ta portretizuar atë në mënyrë të rreme si jobesnike dhe për ta kthyer botën kundër saj për shkak se nuk iu përgjigj dëshirave të tij.