Fri, Jul 11, 2025

Brentford e gatshme të rikthejë në Premier League ish kapitenin e Liverpool

  • PublishedJuly 11, 2025

Brentford e gatshme të rikthejë në Premier League ish kapitenin e Liverpool

Jordan Henderson është gati të nënshkruajë për Brentford. Ish-mesfushori dhe kapiteni i Liverpool pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare. Transferimi do të finalizohet gjatë fundjavës, kur dhe do të vijë një njoftim zyrtar.

Henderson është një lojtar i lirë, pasi vendosi të ndërpresë marrëdhënien me Ajax, ku luajti sezonin e kaluar. Ai u identifikua nga Brentford si zëvendësuesi ideal i Christian Norgaard, i cili i është bashkuar Arsenal po këtë verë.

Edhe pse sapo ka mbushur 35 vjeç, Brentford beson se Henderson do të sjellë përvojë dhe cilësi të rëndësishme në skuadrën dhe dhomën e zhveshjes së tyre. Jordan Henderson ka luajtur edhe 84 ndeshje për kombëtaren e Anglisë, një lojtar me shumë përvojë në Premier League


AlbaniaWeb.net