Dështuan me N.Willimas, Barça bën “pazar” në Serie A, kërkon një sulmues
Nico Williams ishte ëndrra e madhe, objektivi kryesor, por në fund sulmuesi spanjoll rinovoi kontratën e tij me Athletic Bilbao, ky fakt detyron Barcelonën të shoh në merkato për të tjerë objektivë, kjo pasi trajneri Hansi Flick kërkon me çdo kusht një tjetër sulmues.
Mediat italiane bëjnë me dije se Flick ka kthyer vështrimin nga Serie A, pasi në sytë e tij aty ndodhen disa elementë që mund të përmirësojnë grupin e tij aktual. Në listën e dëshirave gjenden emra të rëndësishëm si Kenan Yildiz, Rafa Leao, Ademola Lookman dhe Dusan Vlahovic. Emrat janë shumë të rëndësishme, por dhe rruga për të arritur tek ata është jo pak e ndërlikuar.
Yildiz konsiderohet në Torino si një lojtar i pashitshëm, status që u përforcua edhe më shumë gjatë Botërorit për Klube. Shumë e vështirë do të jetë të arrijnë edhe te Rafa Leao pasi Allegri e ka vendosur në qendër të projektit të tij të ri. Diskutimi është ndryshe kur bëhet fjalë për Lookman dhe Vlahovic.
Mediat kanë zbuluar se përfaqësues të Barcelonës kanë kryer disa sondazhe për Vlahovic, por mbeten në pritje për të mësuar lëvizjen e radhës që do të bëjë “Zonja e Vjetër”. Në shitje është edhe Lookman, një lojtar që Barcelona dhe drejtori Deco e ndjekin prej kohësh. Atalanta e vlerëson kartonin e tij me 50 milionë euro.
()