I dënuar për vrasje dhe trafik droge, sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro për Paris Prengën
Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 875 mijë euro në kuadër të operacionit “Asset Lock”, që ka në fokus goditjen e pasurive të përfituara nga veprimtari kriminale.
Sipas burimeve zyrtare, i dënuari Paris Prenga po vuan dënimin për “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Në kuadër të vendimit të Gjykatës së Tiranës, janë sekuestruar 5 pasuri të regjistruara në emër të tij ose të familjarëve të tij, përkatësisht 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe trualli, 1 subjekt tregtar.
Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Autoritetet deklarojnë se po vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i 32-vjeçarit. Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Asset lock”.
Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 000 euro, në pronësi të një 32-vjeçari që aktualisht po vuan dënimin, për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan në kuadër të operacionit “Asset lock”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 5 pasurive në pronësi të shtetasit P. P., 32 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të struktuar kriminal.
Pasuritë e sekuestruara, konkretisht: 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij.
Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim veprimtartë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.