Nargis Mohammadi, fituesja iraniane e Çmimit Nobel për Paqen, kërcënohet me vrasje nga Terehani
Kërcënime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për vrasje, raportoi se ka marrë nga Teherani, aktivistja iraniane dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqen, Nargis Mohamadi, sipas një njoftimi nga Komiteti i Nobelit që ka komunikuar me të telefonikisht.
Sipas Komitetit të Nobelit, kërcënimet “tregonin qartë se siguria e saj është në rrezik, përveçse ajo angazhohet të ndalojë çdo angazhim publik në Iran, përfshirë të gjitha paraqitjet në media”.
Mohamadi u nderua me Çmimin Nobel në vitin 2023 për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe për promovimin e të drejtave të njeriut, ndërkohë që ajo ishte e burgosur nëpër burgjet iraniane.
E lindur në vitin 1972, Mohamadi është një nga zërat e parë që kundërshtoi detyrimin për të mbajtur shaminë. Megjithatë, ajo ka kaluar periudha të gjata në burg që nga viti 2016 dhe është dënuar për themelimin e një grupi të paligjshëm dhe për propagandë kundër regjimit.
Përkundër vuajtjeve, ajo vazhdoi të publikonte raporte për tortura, abuzime seksuale dhe izolim.
Aktualisht, ajo është jashtë burgut me një leje mjekësore të përkohshme pas një operacioni të rëndë që kishte bërë në vitin 2024 për heqjen e një kocke nga këmba e saj. Megjithatë, dënimi i saj nuk është anuluar dhe rreziku i kthimit në qeli mbetet real.