Tirana nuk ndalet në merkato, bardheblutë prezantojnë mbrojtësin grek
Klubi i Tiranës ka përforcuar radhët me një mbrojtës grek, Georgios Valerianos, i cili ditën e sotme u është bashkuar bardhebluve për sezonin e ri.
Futbollisti luan në krahun e majtë të prapavijës dhe vjen pas një eksperience të gjatë në futbollin grek.
NJOFTIMI I TIRANËS
Zyrtare: Georgios Valerianos është bardheblu!
KF Tirana mirëpret mbrojtësin e majtë Georgios Valerianos, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri!
Me një karrierë solide në elitën e futbollit grek dhe përvoja ndërkombëtare, Valerianos vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të skuadrës sonë.
Ish-lojtar i skuadrave si Aris, Olympiakos Volou, AEL dhe më gjerë, Georgios është gati të shkruajë kapitullin e radhës në kryeqytet!
Mirë se erdhe Georgios! Bardheblutë janë shtëpia jote e re.