Sat, Jul 12, 2025

Ultimatumi i Ramës: Deri të hënën të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative

  • PublishedJuly 11, 2025

Ultimatumi i Ramës: Deri të hënën të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një ultimatum të prerë gjatë mbledhjes me kryebashkiakët në Durrës: të gjithë kryetarët e njësive administrative në Republikën e Shqipërisë duhet të jenë të shkarkuar deri ditën e hënë.

Kreu i qeverisë theksoi se vendimi prek veçanërisht strukturat e Partisë Socialiste dhe se nuk ka të bëjë me ndëshkim personal, por me nevojën për rifreskim dhe hapje ndaj profileve të reja.

Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithë duhet të shkarkohen. T’ju rijepet mundësia, por tu jepet para të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata,” shtoi ai.

Sipas Ramës, rezultati historik i 83 mandateve i jep PS-së jo vetëm përgjegjësi, por edhe detyrimin për t’u hapur ndaj qytetarëve që nuk janë pjesë direkte e strukturave, por që kanë besuar tek qeverisja e saj përmes votës.

Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër e kanë rritur diferencën me sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye. Kjo do të thotë që duhet të rrisim hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën duke na dashur në krye duke besuar se mund të bëjmë më mirë, jo të bëjmë atë që kemi bërë,” tha Rama.

Edi Rama: Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve ë PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë.

Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithë duhet të shkarkohen. T’ju rijepet mundësia, por tu jepet para të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata.

Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër e kanë rritur diferencën me sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye. Kjo do të thotë që duhet të rrisim hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën duke na dashur në krye duke besuar se mund të bëjmë më mirë, jo të bëjmë atë që kemi bërë.