Fri, Jul 11, 2025

“X” në Estoni kënaq “demat”, rriten shanset e Partizanit për kualifikim, Gega: Në Tiranë një tjetër histori

  • PublishedJuly 11, 2025

“X” në Estoni kënaq “demat”, rriten shanset e Partizanit për kualifikim, Gega: Në Tiranë një tjetër histori

Një Partizan cik, një ekip solid që në fund merr atë që kërkonte nga sfida e parë kundër Kalju, dalin të pamposhtur. “X-si” 1-1 i jep një bonus të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit për të synuar kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.

Në transfertën Estoneze, kundër një ekipi në aktivitet, nuk ishte e lehtë, kjo edhe për faktin se të kuqtë nuk udhëtuan me grupin e plotë, kishin disa mungesa të rëndësishme, ndërsa situata u ndërlikua edhe më shumë pas dëmtimit të Kekos në fundin e pjesës së parë. Trajneri Gega guxoi, hodhi në fushë një 16 vjeçar si Himallari, por me fillimin e pjesës së dytë, Kalju gjeti golin e avantazhit duke e bërë malore këtë transfertë.

13
13

Në një moment të vështirë, për t’i dhënë shpresë dhe frymëmarrje “Demave” mendoi Xhuljano Skuka, me “bomberin” e kuq që barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 51-të.

Të kënaqur nga rezultati, dhe me qetësi, Partizani administroi si duhet pjesën e mbetur të këtij takimi duke u kthyer në Tiranë me një rezultat pozitiv që shton shanset për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

19
19

I kënaqur nga paraqitja e ekipit, dhe mbi të gjitha nga rezultati, u shfaq trajneri Gega i cili shtoi se në kryeqytet historia do të jetë ndryshe pasi do të kenë në krah tifozët, por dhe elementë si Isgandarl, i cili nuk ushtoi në Estoni për shkak të problemeve me pasaportën.

Panorama Sport
Panorama Sport

“Partizani, shanset në Tiranë. Të kuqtë barazojnë 1-1 në Estoni. Skuka shënon, në fushë me 3 adoleshentë”, shkruan Panorama Sport në faqen e parë.

()


AlbaniaWeb.net