Sat, Jul 12, 2025

Anisimova-Sviatek, sot finalja e femrave në Londër

  • PublishedJuly 12, 2025

Anisimova-Sviatek, sot finalja e femrave në Londër

Tenistja amerikane Amanda Anisimova dhe ajo polake Iga Sviatek do të përballen në finalen e femrave në turneun grand slam të Uimbëlldonit. Anisimova mbetet surpriza e këtij turneu, pasi në gjysmëfinale eliminoi numrin 1 në botë, bjellorusen Arina Sabalenka, duke fituar 2-1 (6-4, 4-6, 6-4), në një ndeshje me emocione.

Amerikania, aktualisht numri 13 në botë, kualifikohet për herë të parë në karrierën e saj në finalen e një grand slam. Për Sviatek, ish-numri 1 në botë dhe 5 herë fituese në grand slam (4 në Roland Garros dhe 1 në US Open), kjo është hera e parë që arrin në finalen e Uimbëlldonit.

Në gjysmëfinale ajo mundi pa shumë probleme 2-0 (6-2, 6-0) zviceranen Belinda Bençiç, në një takim pa histori të, komanduar nga polakja (nr.4 në botë), që shihet si favorite edhe në finale ndaj amerikanes. Kjo është hera e parë që Anisimova dhe Sviatek do përballen mes tyre në karrierë, me finalen që do të luhet këtë të shtunë, në orën 17:00.


AlbaniaWeb.net