Sun, Jul 13, 2025

Pikëpyetjet e Verstappen, te Mercedesi në vitin 2026?

  • PublishedJuly 12, 2025

Pikëpyetjet e Verstappen, te Mercedesi në vitin 2026?

E ardhmja e Maks Vershtapenit duket si një enigmë: për cilin ekip do të garojë në vitin 2026? A do të vazhdojë me Red Bullin, duke respektuar kontratën e tij deri në vitin 2028, apo do të kalojë te Mercedesi? Së fundmi, për të ardhmen e pilotit holandez ka folur Nelson Pike Jr. Sipas brazilianit, 4 herë kampioni i Formulës 1 ka vendosur të kalojë te ekipi gjerman.

Një mendim që nuk ka kaluar pa u vënë re, duke marrë në konsideratë lidhjen familjare midis Nelson dhe Maksit. Në fakt, ish-kampioni i botës në Formula E është kunati i holandezit, i cili është i lidhur me Keli Pikenë që nga viti 2021. Pikë Jr. Foli për të ardhmen e Vershtapenit gjatë podkastit “Pelas Pistas”, duke e nisur fillimisht me një koment në lidhje me formën aktuale të Mercedesit: “Këtë vit, ka fundjava ku gjërat nuk po shkojnë mirë për ekipin gjerman.

Nuk ka shumë gjëra që mund të bësh për këtë: një nga pilotët e tyre është një fillestar (Andrea Kimi Antoneli), i cili për fat të keq u godit nga Isak Haxhar fundjavën e kaluar”. Më pas erdhi deklarata e bujshme: “Mercedesi nuk pati një fundjavë të shkëlqyer në Silverston, por kush e di se çfarë do të ndodhë vitin tjetër, kur Maks të drejtojë për ta…”. Një deklaratë befasuese, e pasuar nga një sqarim i mëtejshëm nga braziliani, djali i 0/tre herë kampionit në F1:

“Nëse Vershtapen do të transferohej te Mercedesi, shoku i tij i skuadrës do të jetë Antoneli”. Kështu, holandezi do të zëvendësonte Xhorxh Rasëllin, një pilot me të cilin Vershtapen nuk ka marrëdhënie të mira. Nelson theksoi se fjalët e tij ishin thjesht një opinion: “Maks do të vazhdojë të garojë në F1 në 2026, kjo është e qartë. Mendoj se ai do të marrë një vendim për të ardhmen e tij në gusht”. Pra, për të mësuar saktësisht se me cilin ekip do të jetë Vershtapen sezonin e ardhshëm, do të duhet të presim edhe disa javë.


AlbaniaWeb.net