Transferimi i lojtarit të Kombëtares dhe klauzola 5 milionë euro, eksperti i merkatos zbulon detajet
Adrian Bajrami do të jetë lojtari më i ri i Lucernës. Klubi i Benfikës ka pranuar huazimin e futbollistit të Kombëtares shqiptare, ndërsa është vendosur klauzola e blerjes së kartonit prej 5 milionë eurosh.
Benfika po ashtu do të ketë në dispozicion një klauzolë, që mund ta blejë sërish nga Lucerna siç tregon Fabricio Romano. Eksperti i merkatos ka zbuluar këto detaje, pasi në Portugali u raportua huazimi.
Bajrami rikthehet kështu në Zvicër ku nisi çdo gjë. Te Benfika kaloi te moshat, më pas tek ekipi B para se të grumbullohej në ekipin e parë.