Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët
Një diskutim mbi pushimet verore u kthye në përplasje mendimesh mes moderatoreve të emisionit “Goca & Gra”. Shkak u bë një sondazh i publikuar nga Top Channel, ku rezultonte se rreth 36% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë pushime këtë verë.
Elga, u përpoq të sjellë një këndvështrim optimist, duke theksuar se ekzistojnë mundësi për të udhëtuar edhe me buxhet të kufizuar. Ajo përmendi kampingun si një alternativë të përballueshme dhe ndryshe për të kaluar pushimet. Por kjo ide u kundërshtua menjëherë nga Gerta, e cila me një ton kritik u shpreh: “Çadra është për të varfrit”.
Biseda mes tyre:
Egla: Shumë shqiptarë bëjnë atë fundjavën e famshme ose sajohen në tenda
Kleoniki: Unë kam qenë në Gjipe, kam bërë camping, janë 2-3 kuzhinierë aty, dita mund të shkojë 30 mijë lekë ushqimi
Gerta: Kjo është për studentët, se një familje nuk mund të shkojë në çadër
Kleoniki: Pse jo?!
Loredana: Të kthehesh më i lodhur se ke shkuar
Kleoniki: Ka njerëz aventurier, që kjo gjë i kënaq, nuk i lodh
Loredana: Një familje që ka mundësi…
Gerta: Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq
Kleoniki: Stres është për ty
Gerta: Tregon sa fakire je
Rudina: Ajo është super aventurë mi Gerta
Gerta: Ideja është ti nuk po shkon të kënaqesh, po shkon nga halli