Flick merr vendimin, mesfushori i Barcelonës është i paprekshëm
Barcelona ka vendosur. Fermin Lopez nuk është në merkato. Pavarësisht se emri i mesfushorit përflitet në Premier League dhe në Arabinë Saudite, ai konsiderohet i paprekshëm.
Flick e vlerëson shumë Lopez për atë që jep në stërvitje dhe ndeshje. Prandaj, qëndrimi i tij në Barcelonë për sezonin 2025-26 është i garantuar.
Në sezonin e kaluar në La Liga, 22-vjeçari ka luajtur në 28 ndeshje, ku ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.
Te Barcelona ka ende shumë çështje të hapura, të cilat presin zgjidhje gjatë merkatos së verës.