Sun, Jul 13, 2025

Plagosja në Valias, arrestohet 51-vjeçari që qëlloi me armë brenda lokalit! Në pranga edhe i riu i plagosur, dyshohet se…

  • PublishedJuly 13, 2025

Plagosja në Valias, arrestohet 51-vjeçari që qëlloi me armë brenda lokalit! Në pranga edhe i riu i plagosur, dyshohet se…

Policia e Tiranës ka arrestuar një 51-vjeçar pas një ngjarjeje me armë zjarri të ndodhur një ditë më parë në një lokal në zonën e Valiasit. I arrestuari, i identifikuar si B. K., dyshohet se plagosi nga pakujdesia në këmbë një 34-vjeçar, shtetasin F. Xh., me të cilin banonte në të njëjtën lagje.

Ngjarja ndodhi pasditen e së djeshmes, ndërsa i plagosuri u paraqit në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë hetimeve të shpejta, Policia e Komisariatit Nr. 5 arriti të identifikojë dhe vërë në pranga autorin e dyshuar. Ndërkohë, është arrestuar edhe F. Xh., i plagosuri, pasi nuk bashkëpunoi me hetimin, duke fshehur detaje mbi ngjarjen dhe autorin.

Në banesën e 51-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e përdorur në ngjarje – një pistoletë, që tashmë ndodhet në cilësinë e provës materiale.

Të dy personat po hetohen nga Prokuroria e Tiranës, ku janë referuar materialet për veprime të mëtejshme. Policia po vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në përdorimin e armës në lokal.

Njoftimi i policisë

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Në pranga edhe 34-vjeçari i dëmtuar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën 51-vjeçari dyshohet se ka kryer plagosjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se pasditën e djeshme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë organizuan punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit B. K., 51 vjeç, i cili dyshohet se nga pakujdesia, pasditen e djeshme, në një lokal në Valias, ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Xh., 34 vjeç, me të cilin banonin në të njëjtën lagje. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi F. Xh. (i dëmtuari), pasi gjatë procesit hetimor nuk bashkëpunoi plotësisht, duke mos dhënë informacion të mjaftueshëm mbi rrethanat dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.