Rodrygo në modë, Liverpool futet në garë për sulmuesin
Një nga emrat më të përfolur në shtëpinë e Real Madrid sa i takon merkatos së daljes është ai i sulmuesit Rodrigo. Braziliani ndiqet nga Arsenali dhe Bayern, por së fundmi, kandidaturën serioze e ka hedhur edhe një skuadër angleze.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për gjigandët e Liverpulit, me këta të fundit që e shikojnë Rodrygon si përforcimin e duhur. Largimi i mundshëm i Diaz nga Anfield bën që The Reds të mendojnë për një ofertë intriguese për Rodrigon, në këtë merkato vere.
Gjithsesi, asgjë nuk do të jetë e lehtë, pasi te Real Madrid nuk është në plan ndarja e rrugëve me 24-vjeçarin. Kujtojmë që lojtari vjen pas një Botëorri zhgënjyes, ku luajti vetëm një herë si titullar dhe u aktivizua në 95 minuta.
E ardhmja mbetet e pasigurt për Rodrygon, që dëshiron qëndrimin në Madrid, por kërkon garanci në lidhje me minutat që do ketë në këmbë me Xabi Alonson në stol. Rodrigo është pjesë e galaktivëve që në vitin 2019, periudhë në të cilën vinte nga Santos. Vera është e gjatë dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë, me merkaton që mund të sjellë surpriza.