Tarifat e Trump, Von der Leyen: S’ka kundërmasa deri në fillim të gushtit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përsëritur vullnetin e Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me tregtinë, vetëm një ditë pas deklaratës së Donald Trump se nga 1 gushti do të vendoset një tarifë 30% mbi eksportet evropiane.
Von der Leyen njoftoi se Brukseli do të zgjasë vlefshmërinë e masave kundërpërgjigjëse deri në fillim të gushtit, edhe pse më herët ishte planifikuar që ato të skadonin të hënën ose të martën.
Megjithatë, ajo theksoi se qëllimi i Evropës mbetet gjetja e një zgjidhjeje përmes negociatave me SHBA-në.
“Instrumenti kundër shantazhit është krijuar për situata të veçanta, dhe ende nuk kemi arritur në atë pikë,” shtoi Von der Leyen, duke iu referuar një mekanizmi të posaçëm që i jep BE-së mundësinë të shkojë përtej tarifave tradicionale, duke vendosur kufizime jo vetëm mbi mallrat, por edhe mbi shërbimet.