VIDEO/ Uzuni nuk u beson syve, portieri kundërshtar dhe traversa i mohojnë dy gola të sigurt
Austin dhe New England Revolution barazuan pa gola në sfidën e vlefshme për MLS-në. Sfida e sotme pati shumë raste të pastra për gol, megjithatë asnjë nuk u shënua.
Myrto Uzuni kishte dy herë mundësinë e golit. Në të parë u ndal nga portieri kundërshtar, ndërsa ishte i vetëm përballë tij. Ishte minuta e 16-të, kur mori pasimin perfekt në zonë dhe nuk e ktheu në gol.
Fati nuk ishte me Uzunin në minutën e 81-të. Pasi mori tjetër pasim në zonë, goditja e tij ishte mjaft e mirë, por traversa dhe fati nuk qëndruan në anën e tij.
Austin aktualisht mban vendin e nëntë në kampionat. Deri tani Uzuni ndodhet në kuotën e një goli dhe një asisti.
Rasti i parë i Uzunit: (VIDEO)
Rasti i dytë i Uzunit: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL