Zyrtare/ Mirlind Daku rinovon me Rubin Kazan, klubi rus publikon video-n e veçantë të inspiruar nga seriali i njohur
Mirlind Daku ka rinovuar me Rubin Kazan deri në vitin 2029. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do vazhdojë kështu te klubi rus ku u kthye në faktor të faktor të rëndësishëm. Daku ishte pranë firmës me Zenitin, por gjithçka dështoi në momentet e fundit. Zyrtarizimi për rinovimin erdhi përmes një video të frymëzuar nga seriali “Squid Game”.
Kështu Daku zgjedh letrën e kuqe, që simbolizon Rubinin, dhe i gjuan blusë(Zenitit). Mjaft e veçantë kjo ide me me sulmuesin shqiptar. Rubin Kazan ka plotësuar kushtet financiare të Dakut, për këtë edhe ka ardhur rinovimi. Kontrata e mëparshme përfundonte pas një sezoni.