Mon, Jul 14, 2025

“Do të hetojmë rastin në terren”-Avokatja e Popullit për shembjet në Theth: Në dukje ka shkelje, qytetarët të dorëzojnë ankesa!

  • PublishedJuly 14, 2025

“Do të hetojmë rastin në terren”-Avokatja e Popullit për shembjet në Theth: Në dukje ka shkelje, qytetarët të dorëzojnë ankesa!

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka reaguar për aksionin e IKMT-së në Theth, duke thënë se paraprakisht ekziston mundësia që të jenë kryer shkelje në prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur. Sipas saj, zyra që ajo drejton ka nisur tashmë një hetim për rastin, por nuk ka ende ankesa të drejtpërdrejta nga banorët.

“Në Theth nuk kemi një ankesë. Do të duhet që qytetarët të bëjnë një ankesë. Kemi nisur një rast për këtë çështje, por do të duhet që ekipi ynë të shkojë në terren. Është çështje fazash dhe etapash, nuk kemi shkuar ende në terren, por do të shkojmë,” deklaroi Ballanca.

Ajo theksoi se Avokati i Popullit nuk vepron vetëm mbi bazën e perceptimeve apo raportimeve mediatike, por kërkon prova konkrete dhe bashkëpunim nga qytetarët:

Avokati i Popullit duhet të bëjë një hetim të plotë për të verifikuar edhe problematikat e qytetarëve, por edhe qëndrimin e organeve përkatëse. Nuk dalim me deklarata të menjëhershme individuale.”

Duke komentuar mbi konstatimet paraprake, Ballanca nënvizoi:

Paraprakisht, në verifikimin e parë, duket në pamje të parë që mund të ketë (shkelje). Kur them mund, do të thotë që nuk kemi ende shkaqe të mjaftueshme për të konfirmuar një problematikë të tillë.”

Në fund, ajo përsëriti që institucioni që përfaqëson nuk mbron ndërtimet pa leje, por është i detyruar të verifikojë nëse janë respektuar të drejtat e qytetarëve gjatë procesit të shembjes.

Erinda Ballanca: Avokati i Popullit duhet të bëjë një hetim të plotë për të verifikuar edhe problematikat e qytetarëve, por edhe qëndrimin e organeve përkatëse. Nuk dalim me deklarata të menjëhershme individuale. Nëse verifikojmë se ka një çështje e cila mund të përbëjë shkelje të të drejtave të njeriut ne mund të nisim një rast me iniciativë.

Por në rastin konkret do të duhet që qytetarët të na japin të drejtë, të na thonë që ‘po jam dakord ta ndiqni rastin tim’.

Në Theth nuk kemi një ankesë, do të duhet që qytetarët të bëjnë një ankesë. Kemi nisur një rast për këtë çështje, por do të duhet që ekipi ynë të shkojë në terren. Është çështje fazash dhe etapash, nuk kemi shkuar ende në terren, por do të shkojmë.

Ne do të dalim në një qëndrim. Paraprakisht në verifikimin e parë duket në pamje të parë, që mund ketë, kur them mund do të thotë që nuk kemi pasur shkaqe për të kuptuar që ka një problematikë të tillë.

Avokati i Popullit nuk mbështet ndërtimet pa leje.