Hero edhe jashtë ekranit: Momoa ndërhyn në një aksident me motor
Ylli i “Aquaman”, Jason Momoa, u shfaq si hero i vërtetë gjatë fundjavës, teksa ndaloi për të ndihmuar një motoçiklist të aksidentuar në rrugë, ndërsa udhëtonte me djalin e tij, Nakoa-Wolf, drejt festivalit të Harley Davidson në Milwaukee.
Në pamjet që qarkulluan online, Momoa qëndron pranë vendngjarjes, i shqetësuar, ndërsa një kalimtar tentonte të rikthente në jetë të lënduarin. Viktima u transportua në spital pak çaste më pas.
Pak orë më vonë, aktori hipi në skenën e festivalit me grupin e tij ÖOF TATATÁ, duke performuar krah të birit këngën “For Whom the Bell Tolls” të Metallica-s.
Momoa, që së shpejti rikthehet me serialin “Chief of War” dhe filmin “Dune 3”, tregoi edhe një herë se shpirtin luftarak nuk e ka vetëm në ekran.