Tue, Jul 15, 2025

Kontratë për gjashtë sezone, Real Madrid prezanton mbrojtësin

  • PublishedJuly 14, 2025

Kontratë për gjashtë sezone, Real Madrid prezanton mbrojtësin

Real Madrid ka transferuar mbrojtësin Alvaro Carreras nga skuadra e Benficas.
Carreras ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në 30 qershor 2031.

Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga Los Blancos, në një postim në rrjetet sociale.

“Real Madrid C.F. dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Álvaro Carreras, i cili do të qëndrojë me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031.

Álvaro Carreras erdhi nga akademia e të rinjve të Real Madridit, ku luajti midis viteve 2017 dhe 2020 në nivelet U-23 dhe të të rinjve”- shkruan klubi.


AlbaniaWeb.net