Lideri absolut i MOTO GP, Mark Markez: Gjithçka nën kontroll, fitova pa rrezikuar
Mark Markez shijon triumfin e radhës sezonit pas një gare pa histori në Saksenring, në të cilën dominoi ndaj rivalëve që prej startit e deri në mbërritjen në finish.
“Thjesht, pata një ritëm të shkëlqyer”, ishin fjalët e para të Markezit për “Sky”, menjëherë pasi kishte shënuar suksesin në Çmimin e Madh të Gjermanisë, Më tej piloti i Dukatit shtoi: “Ndihesha shumë mirë në motor, jam shumë i lumtur.
E ruajta ekuilibrin në fillim, duke u larguar për të dhjetat e sekondës pa u përpjekur të krijoja një diferencë të madhe menjëherë, dhe pastaj duke i menaxhuar gjërat drejt fundit. Të shtunën, në shi, rrezikova dyfish, por në garë sot gjithçka ishte nën kontroll”, u shpreh ndër të tjera lideri i Kampionatit Botëror të Moto GP-së.